18 Janar 2025

5 maji të shpallet ditë e dëshmorëve

Prishtinë, 3 maj -  Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ajo e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve, nesër (e mërkurë) do t’ia dorëzojnë një kërkesë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës që 5 majin ta zyrtarizojnë si festë zyrtare e dëshmorëve.

Sipas njoftimit të tri shoqatave kjo kërkesë do të bëhet në një konferencë për medie. “Shtojmë se festë zyrtare këtë datë e ka Republika e Shqipërisë, si dhe ajo e Maqedonisë për Dëshmorët e Kombit të Luftës së UÇK-së, andaj është në logjikën e gjerave që një komb ta ketë edhe një festë të përbashkët për dëshmorët e kombit”, është thënë në njoftim për medie të tri shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)