48 orë ndalim për babain që plagosi djalin e tij
Ferizaj, 16 prill - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar opinionin publik që policia ka arrestuar të dyshuarin R.M., dhe njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot më 16 Prill 2019, pas një mosmarrëveshje ka plagosur djalin e tij.
I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.