48 orë arrest policor për djemt e Sabit Gecit
Prishtinë, 22 shtator - Policia ka njoftuar se dje rreth orës 21:00 nga zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy perona të dyshuar për lëndim trupor dhe kanosje.
Ngjarja ka ndodhur, në rrugën UÇK në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në mes të disa personave ka rezultuar me një rrahje, me ç rast janë lënduar tre persona, njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).
Me të marrë informatën, policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe pasi ka identifikuar ka arrestuar të dyshuarit, djemt e Sabit Gecit, Alban 27 vjeç dhe Kushtrim Geci 29 vjeç për të cilët dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin në fjalë.
Pas arrestimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, të dyshuarve u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe të njëjtit po mbahen në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë.
Ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të t gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve policor.