16 Janar 2025

44 gra kosovare kanë shkuar me burrat e tyre në luftë në Siri

Prishtinë, 26 janar - Gjatë prezantimit të hulumtimit “Gratë në Ekstremizmin e Dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga Kosova”, të bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është bërë e ditur se 44 gra kosovare kanë shkuar me burrat e tyre në luftë në Siri. 

QKSS thotë se “Policia e Kosovës ka njoftuar për vetëm 7 gra të kthyera në Kosovë, ndërkohë që njëra prej tyre përballet me aktakuzë dhe pret dënimin”.

Në raportin e paraqitur nga QKSS theksohet se “gjashtë gra janë te izoluara dhe pa mbështetje nga institucionet ndërkohë që disa prej tyre pasi janë kthyer në Kosovë nga vatrat e luftës, ku kanë mund ta humbin bashkëshortin, janë detyruar të martohen sërish”.

Në mesin e rreth 4000 luftëtarëve të huaj nga Evropa Perëndimore që u janë bashkuar organizatave ekstremiste të dhunshme në Siri dhe Irak, më shumë se 700 janë femra.

Nga ky numër, më shumë se 40 gra që u janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktet e Sirisë dhe Irakut janë nga Kosova.

Krahasuar me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet e dyta pas Bosnjës dhe Hercegovinës, nga ku 60 gra janë raportuar të jenë përfshirë në konfliktet në Siri dhe Irak.

Rudina Jakupi, përpiluese e këtij raporti, tha se arsyeja pse gratë kosovare shkojnë atje me burrat e tyre është mosinformimi i duhur dhe mashtrimi.

“Arsyeja që gratë shkojnë atje është mos informimi i duhur. Hyrja në fe shumë vonë, presion nga burrat e tyre e etj. Madje ka raste kur këto gra as që e kanë idenë se ku janë ka shkojnë, pos kur e shohin vetën në Siri”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Vesa Kelmendi, hulumtuese në QKSS, tha se “jeta e grave në Siri nuk është keq, ato atje vetëm kanë gatuar për burrat e tyre dhe janë mbledhur së bashku në mes veti”.

Të pyetur nga Ekonomia Online se a qëndron fakti se gratë atje dhunohen dhe keqtrajtohen, Kelmendi tha se sipas të gjitha informatave që i kanë, “dhunimi dhe keqtrajtimi ndodhë vetëm kur atyre grave iu vdesin burrat”.

Anketimi është bërë në 19 komuna të Kosovës me gratë e kthyera nga Siria.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)