12 Janar 2025

4 vjet burgim për dhunim në tetativë

Prishtinë, 10 korrik - Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre gjyqtar vendor, e  ka  ndryshuar aktgjykimin - PKR.22/2013, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ashpërsuar vendimin mbi dënim ndaj të akuzuarit S. Syla nga 2 në 4 vjet burgim.

S. Syla, ishte shpallur fajtor në fillim të këtij viti për shkak të veprave penal - dhunim në tentativë nga neni 193 lidhur me nenin 20  të KPK-së dhe vp- vrasje e rëndë në tentativë  sipas  nenit 147 lidhur me nenin 20 të KPK-së,  për çka ishte dënuar më një dënim unik prej 5 vjet e 6 muaj burgim( 2 vjet për veprën e parë, 4 vjet për të dytën) .

Sa i përket veprës penale - vrasje e rëndë në tentativë, Gjykata e Apelit vendosi ta kthej çështjen në rigjykim, duke sugjeruar  Gjykatën Themelore që t’i eliminoj një sërë kundërthëniesh të cekura në aktgjykim, t’i administroj edhe njëherë të gjitha provat për zbardhjen e plotë dhe të drejtë të fakteve si dhe të njëjtat t’i vlerësoj sipas nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Apelit po ashtu urdhëroi që të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi.

S. Syla  më datë 16.02.2012, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekovc, komuna e Drenasit, ku punonte si pastrues, ka tentuar që më anë të përdorimit të dhunës të kryej marrëdhënie seksuale më të demtuaran S. R, po ashtu punëtore a ambulancës. Më këtë rast e dëmtuara kishte marrë plagë të rënda në fytyrë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)