17 Janar 2025

32 kandidatë përfundojnë praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit

Gjilan, 28 dhjetor - Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 32 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë.

Këta kandidat i ka pritur në një takim Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri, së bashku me administratoren e kësaj gjykate, Florina Jerliu.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar të gjithë kandidatët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.

“Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohuritë dhe eksperienca e fituar këtu, do t’iu ndihmoj në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë”, ka thënë kryetari Haziri.

Të gjithë kandidatëve i’u janë lëshuar certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)