29 Prill 2024

30 serbë hyjnë me dhunë në territorin e Kosovës

Mitrovicë, 25 qershor - Një grup prej 30 shtetasish serbë janë futur me dhunë në territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet pikës kufitare në Jarinje të Leposaviqit.

Mediat kosovare raportojnë se 30 serbët kanë hyrë dje rreth orës 15:00 me dhunë duke mos përfillur paralajmërimine policisë. Serbet kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën në këmbë në drejtim të Leposaviqit dhe Mitrovicës.

Sipas burimeve, këtë grup e përbëjnë persona nga e ashtuquajtura \"Garda e Car Llazarit\" dhe të grupit fashist \"Obraz\", e që dyshohet se janë të armatosur. Policia kufitare e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga njësitë speciale dhe ato të EULEX-it.

EULEX-i i ka dhënë dritën e gjelbër që pjesëtarët e grupit të serbëve që dhunuan kufirin e Kosovës të arrestohen. Ndërkohë, dje rreth orës 16:00 janë nisur nga Prishtina për në Jarinje edhe njësitë speciale të EULEX-it.