14 Janar 2025

30 ditë paraburgim për të dyshuarit për vrasje të rëndë

Mitrovicë, 10 shkurt - Një Gjyqtare për të Mitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në seancën e zhvilluar të hënën e me propozim të Prokurorisë së Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve për të miturit G. M., (1997), dhe M. Sh., (1998) nga Komuna e Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 e 1.6, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Lidhur me të njëjtin dyshim në një procedurë tjetër gjyqësore, një Gjyqtar i Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda nga e njëjta gjykatë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve edhe të dyshuarit të tretë- madhor, G. R., (1996), nga Komuna e Vushtrrisë,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4 e 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Sipas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit, thuhet se të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta në banesën e tij viktimën V.B., duke pas për qëllim pasurimin apo marrjen e të hollave nga viktima.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)