30 ditë paraburgim për të dyshuarit për narkotikë
Prishtinë, 8 prill - Një Gjyqtarë i Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykata Themelore në Mitrovicë, me propozim të Prokurorisë së Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj dy të dyshuarve A.B,. dhe U.K., me vendbanim në Komunën e Mitrovicës.
Ata akuzohen, për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së.
Të dyshuarve paraburgimi ju caktua në vështrim të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së