30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e doktoreshës
Prishtinë, 12 mars - Një Gjyqtarë i Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykata Themelore në Mitrovicë, me propozim të Prokurorisë së Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë N. V., (1987) shtetas i Kosovës, me vendbanim në Komunën e Mitrovicës së veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, - 1.5, e 1.8, të KPRK-së, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK.
Sipas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit, thuhet se në bazë të provave ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale të lartëcekura ashtu që i pandehuri me 9 mars 2015, rreth orës 20:45min, në korridorin e shtëpisë së shëndetit në Zubin Potok, me armë zjarri ka privuar nga jeta tani të ndjerën D.A- me profesion mjeke, e cila nuk kishte mundur ti mbijetonte plagëve.
Kjo masë e paraburgimit të pandehurit ju shqiptua në bazë të nenit 187, paragrafi 1., nënparagrafi 1.1., e 1.2., pika 1.2.1., 1.2.2., dhe 1.2.3., të KPPK-së, dhe e njëjta masë do të zgjasë deri me datën 10.03.2015. Kundër këtij Aktvendim është e lejuar ankesa në Gjykatën e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë.