30 ditë paraburgim për S. R dhe F. B nga Luboveci i Skenderajt
Prishtinë, 25 shtator - Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Gjyqtari i Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Renda, në seancën e zhvilluar të enjten, me propozim të Prokurorit të Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit për 30 ditë për çiftin S. G dhe F. B nga Luboveci i Skenderajt.
Ndryshe, sipas Aktvendimit për fillimin e hetimeve të lëshuar nga Prokurori i Shtetit, S. R dhe F. B, dyshohen se kanë kryer veprën penale, Vrasje e Rëndë nga neni 179, pika 1.1, 1.3, 1.8, 1.11 lidhur me nenin 31, dhe Vrasje e Rëndë në Tentativë nga neni 179, pika 1.1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata këtë vendim e mori duku u bazuar në nenin 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.2, pika 1. 2. 3 e KPRK-së