30 ditë paraburgim për Azem Sylën
Prishtinë, 30 prill - Gjykata Themelorë në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e 30 ditë paraburgim për Azem Sylën, deputet i Kuvendit të Kosovës.
Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin A .S. Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016. Ai është arrestuar më 29 prill 2016 dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese, thuhet në njoftimin e gjykatës