27 nëntori do të mbetet Dita e Ushtrisë
Prishtinë, 27 nëntor - Me rastin e shënimit të 27 Nëntorit - Ditës së FSK-së, e cila shënohet sot në Kosovë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se kjo ditë çdoherë do të mbahet mend si Dita e Ushtrisë së Kosovës.
Agim Çeku në një intervistë për Epokën e re beson se në fillim të vitit 2014 FSK-ja do ta ketë kompetencë mbrojtjen e vendit.
Ai ka treguar se këtë detyrë pritet tia ngarkojnë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës më së largu deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, pas rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë.