250 trupa shtesë të batalionit rezervë të KFOR-it zbarkuan në Kosovë
Prishtinë, 25 prill - 250 trupa shtesë të batalionit rezervë të KFOR-it sot zbarkuan në vendin tonë. Këta trupa përbehen nga ushtarët gjerman dhe austriak. Ndërkaq zbarkimi i pjesës së dytë është shty për ditën e hënë.
Këtë e bëri të ditur sot Majori Marc Stumler, pas zbarkimit të grupit të parë në aeroportin e Prishtinës.
KFOR-i do të përforcohet edhe me 700 trupa të batalionit rezervë, të cilët duhet të vijnë në Kosovë deri të ditën e hënë.
Majori Marc Stumler, tha se trupat e batalionit rezervë kanë zbarkuar në Kosovë sipas kërkesës së Komandanti të KFOR-it i cili ka vlerësuar se situata në Kosovë është e tensionuar.
KFOR-i tash ka trupa të mjaftueshme për të ruajtur rendin dhe qetësin shtoi Majori Stumler, por ai nuk saktësoi se ku do të vendosen këta trupa.
Ne nuk mund të diskutojmë për çështje operacionale. Batalioni rezervë është nën komandën e Komandantit të KFOR-it dhe ai do të vendosë se ku do të vendosen këta trupa, tha ai.
Pyetjes së gazetarëve nëse këta trupa zbarkuan për shkak të situatës së krijuar lidhur me zgjedhjet presidenciale serbe, Stumler, tha se Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se kemi situatë të tensionuar dhe ka bërë kërkesë për shtimin e trupave të KFOR-it.