228 persona të akuzuar për një muaj nga Prokuroria e Pejës
Gjatë muajit paraprak, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164 (njëqindegjashtëdhjetekatër) aktakuza, kundër 211 (dyqindenjëmbëdhjetë) të pandehurve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 17 (shtatëmbëdhjetë) personave.
Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.â