04 Maj 2024

22 pjesëtarë të FSK-së udhëtuan për një trajnim në Bullgari

Prishtinë, 27 prill - Sot, nga Kazerma e Rexhimentit të Mbrojtjës Civile ( RMC) të FSK-së, në Pomozotin,  një tog i FSK-së, prej 22 pjesëtarëve, u nis për një trajnim 6 javësh, (Planifikimi i Emergjencave Civile),  në Bullgari. 

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, në mënyrë sa më profesionale dhe sipas standarëve më të larta të kërkuara për Mbrojtjen Kimike Atomike dhe Biologjike (MKAB).

Ky trajnim po realizohet në bazë të ofertës së Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë, për trajnime, dhe i cili do realizohet nga 28 prilli deri më 07 qershor 2014.

Ky është grupi i dytë i pjesëtarërve të RMC-së, (MKABK), që po kryejnë trajnimet profesionale në bazat Ushtrake të Bullgarisë, dhe kjo ka si rrjedhojë bashkëpunim e mirë të FSK-së me Ushtrinë e Bullgarisë.
Për të përcjellë ushtarët e FSK-së, kishin dalë komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri dhe shefi i Shtabit të Brigades së Mbështetjes Operacionale (BMO)  nënkolonel Agron Bajrami, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Me këtë rast, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), kolonel Shaip Haziri u shprehë se ndjehet tejet i lumtur që Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë u kanë ofruar mundësi trajnimi të specializuar në bazat ushtarake të saj. Ky është grupi i dytë i pjesëtarëve të (MKAB) që po marrin pjesë në trajnime në Bullgari, dhe e gjithë kjo është rezultat i bashkëpunimi bilateral në mes FSK-së dhe Ushtrisë Bullgarisë.
 
Në fund, kolonel Haziri i përshendeti të gjithë pjesëtarët, për të shprehur bindjen e tij, se gjatë këtij trajnimi pjesëtarët e FSK-së, do arrijnë që ta përfaqësojnë denjësisht FSK-në, sikurse edhe  herave tjera.

Ai kërkoi nga ushtarët e FSK-së, që gjatë trajnimit të përfitojnë sa më shumë njohuri profesionale dhe që këto njohuri, më pastaj t’i aplikojnë me përgjetgjësi dhe me profesionalizëm në Kosovë. “Pres nga ju që të jeni të suksesëshem, të jeni të disiplinuar dhe të jeni shembull i mirë për të gjithë ato shtete pjesëmarrëse në këtë trajnim”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)