20 vjet burg për vrasjen e 90-vjeçares
Ferizaj, 12 korrik - Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.N, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.
Gjykata njofton se trupi gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, të pandehurën N.N e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet.
E pandehura N.N, akuzohet se në gusht të vitit 2016, në Shtërpcë, me dashje dhe në mënyrë mizore nga motivet e ulëta, ka privuar nga jeta të dëmtuarën D.N e moshës 90 vjeqare.
\"Konform nenit 367 paragrafi 2 të KPPRK-së, të pandehurës i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin si më lartë\", thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, kurse ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.