23 Dhjetor 2024

2 kosovarë arrestohen për vjedhje në Spanjë

Madrid, 11 shkurt - Policia e Spanjës ka arrestuar 4 persona, 2 prej të cilëve kosovarë që besohet se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kryente vjedhje të rënda.

Ata kanë vepruar në jug të Spanjës, në provincat Jaen dhe Almeria, si dhe në qendër në Madrid dhe në Toledo.

Të dyshuarit kanë ndërruar shtëpitë e banimit vazhdimisht në mënyrë që të mos ziheshin. Një prej të akuzuarve, Kostas P, nga Madridi kishte 9 letërnjoftime të ndryshme.

Bashkë me Arben M. 29vjec dhe Bajram G. 34 vjec, po mbahet në arrest në pritje të gjykimit, kurse Paul B nga Almeria është liruar përkohësisht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)