167 aktakuza për një muaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj
Ferizaj, 1 prill - Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit mars 2019 ka ngritur gjithsejtë 167 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur njëqind e tridhjetë e shtatë aktakuza(137), ndërsa në Departamentin për të Mitur të kësaj prokurorie gjatë muajit mars janë shqiptuar dymbëdhjetë (12) masa edukative.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.