16 Janar 2025

16 Ditët e Aktivizmit janë më shumë se një kampanjë vetëdijësuese

Prishtinë, 14 dhjetor - Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë ceremoninë përmbyllëse të fushatës “16 Ditë të Aktivizmit” në Dragash.

Zëvendësministri Çelaj ka vlerësuar aktivitetet e zhvilluara për këtë fushat dhe vullnetin e akterëve relevant për të trajtuar me profesionalizëm çështjen e dhunës në familje.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në  këtë ceremoni, Zëvendësministri Çelaj tha se jo rastësisht kjo fushat po përmbyllet në Dragash, marrë parasysh faktin se Dragashi është një nga komunat që dhunën në familje e ka trajtuar me profesionalizëm dhe me seriozitet institucional dhe human.

Sipas Zëvendësministrit Çelaj, kjo është vënë në pah edhe nga raporti i përgatitur nga UN Women “Qasja gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale ndaj dhunës në familje” që falë themelimit dhe funksionimit të Mekanizmit Koordinues Komunal kundër Dhunës në Familje, rastet e dhunës në familje janë prioritet nga akterët përgjegjës dhe janë koordinuar më mirë duke evituar duplifikimin e aktiviteteve dhe përgjegjësive.

“16 Ditët e Aktivizmit janë më shumë se një kampanjë vetëdijësuese, janë moment që do të duhej të na bënin të reflektojmë se ku qëndrojmë ne si Kosovë në luftimin e dhunës me bazë gjinore. Edhe pse dhuna familjare mund të prekë edhe meshkujt dhe  anëtarët e familjes të shtyrë në moshë, femrat dhe fëmijët janë më të afektuar nga ky fenomen. Dhuna në familje, gjithashtu, është problematikë  prezentë edhe në vendet me progres të dukshëm ekonomik, kulturor e human por vendet në tranzicion, siç është vendi ynë janë më të prekura jo vetëm për shkak të kushteve socio-ekonomike por edhe për shkak të “eksportimit” të vlerave të ndryshme demokratike që jo domosdoshmërisht përkojnë me traditat lokale” tha Çelaj.

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, Çelaj tha se janë duke punuar në hartimin e  Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit. Ai tha se Strategjia e re dhe Plani i Veprimit do të hartohet duke i evituar çështjet kritike që kanë dalë nga të gjeturat e raporteve të përkrahura nga UN Women dhe Ambasada Amerikane.

Zëvendësministri Çelaj u zotua se Zyra e Koordinatorit Nacional do të mbetet e hapur në politikëbërjen dhe praktikat e mira për luftimin dhe çrrënjosjen e dhunës në familje. Ai gjithashtu ka falënderuar donatorët të cilët mbështesin Zyrën e Koordinatorit por edhe Mekanizmat Koordinues Komunal kudo që janë themeluar: UN Women, UNDP, OSCE dhe Ambasada Amerikane, të cilët kanë ndihmuar në realizimin e planeve dhe aktiviteteve të ndërmarrura deri tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)