15 vjet nga bombardimet e NATO-s

Prishtinë, 10 qershor - Sot mbushen plot 5r vjet kur edhe kanë përfunduar bombardimet e NATO-s mbi Serbinë.
Fushata ajtore e Aleancës veriatlantike nisi me 24 mars 1999, zgjati 78 ditë dhe përfundoi me dëbimin e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë nga Kosova.
Fushata përfundoi luftën në Kosovë kundër regjimit të Serbisë dhe e ndali shtypjen e shqiptarëve të Kosovës nga ky regjim.
Ndali dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe atyre që ishin larguar, u mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre.
Këto bombardime përfunduan më 10 qershor, datë e cila kujtohet si data e fillimit të lirisë së Kosovës.
Sulmet e NATO-s mbi Serbinë u zhvilluan me miratimin e Rezolutës 12 44 të KS.
Si rezultat i sulmeve, në Kosovë u rikthyen 800 mijë refugjatë shqiptarë, të cilën ishin dëbuar nga Kosova për në Shqipëri nga represioni serb
Tërheqja e forcave serbe e hapi rrugën për hyrjen e ushtarëve të NATO-s në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar, KFOR, i cili ende është i pranishëm në Kosovë. 24 Marsi i vitit 1999 është një ditë historike për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.