16 Maj 2024

15 pjesëtarë të MFSK/FSK kryejnë trajniminnë programin FOCIS

Prishtinë, 23 maj -Programi FOCIS (Force Oriented CostInformationSystem,  Sistemi i Informacionit i Orientuar nëKosto të Forcës, është një program kompjuterik që përdoret për të zhvilluar, vlerësuar dhe udhëhequr planet dhe programet afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra të mbrojtjes.

 Programi është mbajtur nga ekspert të DIR-it, ka filluar të realizohet,më 12-23.05.2014, e që është donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë trajnim e kanë kryer 15 pjesëtarë të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës
.
 Programi “FOCIS” është i ndërtuar mbi themelet e bazave të tëdhënave dhe është i strukturuar në atë formë që mund të modifikohet vazhdimisht në mbështetje të strategjive alternative të planifikimit të mbrojtjes.

Ky program ofron shumë funksione të cilat mundësojnë përllogaritjen e kostove të planeve dhe programeve në Ministri dhe Forcë.

Gjithashtu, programi “FOCIS”, ofron një gamë të gjerë analizash të integruara dhe mjeteve që i mundësojnë përdoruesit vlerësimin e burimeve të programeve duke përdorur modele të përbashkëta dhe analiza të mbrojtjes që mund të ndërtohen si kombinime të misioneve dhe funksioneve ushtarake e që konsiderohen të dobishme për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Data Baza u jep planifikuesve të mbrojtjes aftësinë për të kuptuar koston totale të planeve dhe programeve alternative dhe për të përcaktuar nëse ato janë të përballueshme apo nëse burimet e tyre janë duke u përdorur në harmoni me prioritetet kombëtare të mbrojtjes.

Trajnimi ka përfunduar sot, ku në një takim të mbajtur në ambientet e Ministrisë së FSK-së, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, Dr. Shkëlzen Sylaje pritipërfaqësuesen e DIR-it, znj. SaraRajaram të cilën e falënderoi për kontributin e palodhshëm në lidhje me trajnimin e pjesëtarëve të MFSK/FSK-së për këtë program, që është shumë domethënës për zhvillimin e Forcës në përgjithësi dhe implementimin e rekomandimeve të RSSS-së, në veçanti.

 Ai gjithashtu përgëzojë pjesëmarrësit për rezultatin e arritur gjatë këtij trajnimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)