07 Maj 2024

13 persona të lënduar nga përdorimi mjeteve piroteknike

Prishtinë, 1 janar - Policia e Kosovës për festat e fundvitit  me kohe kishte te përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu pjesë e planit sipas policisë ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.

Gjatë natës së  ndërrimit të viteve (2013/2014), situata kryesisht ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës, me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës.

Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, dhe armëve të zjarrit.

Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës së festës së vitit të ri, është raportuar për 13 persona të lënduar nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike si dhe nga plumbat qorre (nga ajri) të armeve të zjarrit.

Po ashtu janë raportuar edhe për (6) raste te dëmtim pronës, prej tyre katër (4) raste të incidenteve të  zjarrit  dhe dy (2) raste  dëmtim prone, si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Policia e Kosovës  gjatë 24 orëve  të fundit ka arrestuar katër persona për posedim të paligjshëm të armeve të zjarrit.

Këto janë rastet të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës, por mund të ketë edhe raste tjera të lëndimeve, por që mundë të kenë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrat e Mjekësisë  Familjare .

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)