12 Janar 2025

123 persona të akuzuar për një muaj nga Prokuroria e Pejës

Pejë, 31 janar - Prokuroria Themelore e Pejës gjatë muajit janar ka ngritur 99 aktakuza, ndaj gjithsej 123  personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Gjatë muajit janar të këtij viti , Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 88 (tetëdhjetetetë) aktakuza, kundër 105 të pandehurve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit janar  janë ngritur gjithsej 11 (njëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 18 (tetëmbëdhjetë) të pandehurve.

Gjithashtu, gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës  ka paraqitur 11 (njëmbëdhjetë) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj 18 (tetëmbëdhjetë)  të pandehurve.

Nga Departamentin i  Krimeve të Rënda janë parashtruar 5 (pesë) kërkesa për caktimin e masës  paraburgim ndaj 11 (njëmbëdhjetë) të pandehurve, ndërsa nga Departamenti e Përgjithshëm i kësaj prokurorie, janë dorëzuar  gjithsej 6 (gjashtë) kërkesa ndaj 7 (shtatë) të pandehurve për caktimin e paraburgimit nga gjykata kompetente. 

Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes  se efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)