101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj
Ferizaj, 15 shkurt - Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur tetëdhjetë e katër aktakuza ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur nëntë aktakuza.
Prokuroria Themelore në Ferizaj thekson se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.