17 Janar 2025

1 muaj paraburgimi ndaj tre të dyshuarve për përdorim të marihuanës

Gjilan, 19 dhjetor - Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji, të pandehurve N. B., M. L. dhe Xh. R.. 

I pandehuri N. B. nga Komuna e Fushë Kosovës, ndërsa M. L. dhe Xh. R. nga Komuna e Preshevës, me datë 16.12.2016, janë nxënë me substanca narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 kilogramë.

Andaj me këtë veprim ata kanë kryer veprën penale: blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)