16 Janar 2025

1 555 të mitur të akuzuar në gjykatat themelore

Prishtinë, 28 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur  2014”.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2014, sipas mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, sipas gjinisë, kombësisë së kryerësit të veprës penale dhe sipas llojit të dënimit. 

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i personave të mitur, të akuzuar në gjykatat  themelore, në vitin 2014, ka qenë 1 555 veta.

Numri më i madh i të akuzuarve kanë qenë në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 428 persona. 

Nga gjithsej 1 555 persona të akuzuar, 840 prej tyre janë dënuar. Krahasuar me vitin 2013, numri i personave të dënuar ka shënuar rritje për 54 persona, ose shprehur në përqindje për 6.9%.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)