21 Prill 2025

Winslet: Djali do të mbajë mbiemrin tim

Nju Jor, 3 janar - Është martuar me një burrë mbiemri i të cilit është RocknRoll, më pas i vuri emrin Bear djalit të saj (përkthyer në shqip: Ariu), por aktorja Kate Winslet nuk pranon kurrsesi që vogëlushi të mbajë mbiemrin e babait pasi nuk i duket normale.

Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, 37-vjeçarja theksoi: “Nuk e kemi diskutuar fare si çështje. Pa dyshim që djali do të mbajë mbiemrin tim pasi jam e rritur dhe nuk mund të lejoj që djali im të quhet Bear RocknRoll.”

Kate Winslet ka edhe dy fëmijë të tjerë nga secila prej dy martesave të saj të mëparshme. Emrat e tyre janë Mia Honey dhe Joe Alfie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)