06 Maj 2024

Whitney Houston me probleme financiare

New York, 6 shkurt - Të gjitha përpjekjet që po bëjnë avokatët e Whitney Houston në mënyrë që diva të rikthehet në një jetë normale po shkojnë dëm.

Para disa ditësh doli lajmi se këngëtarja e famshme po jetonte me borxhe nga agjentët e saj sepse gjendja financiare është e mjerueshme dhe i duhen para për gjërat më elementare.

Sipas ‘Daily Mail’, 48-vjeçares nuk i ka mbetur më asgjë nga pasuria e saj që përfshinte edhe një marrëveshje rekord prej 100 milionë dollarësh.

“Nëse nuk do të kishte njerëz që e ndihmojnë, Whitney tashmë do të ishte e pastrehë”, thekson një burim për ‘Radaronline.com’.

“Para disa ditësh mori një borxh prej 100 dollarësh. Është për të ardhur keq”, shton i njëjti burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)