Vjollca Llapashtica disenjatorja e një dasme përrallore




Prishtinë, 31 tetor - Diçka edhe më fantastike dhe shumë madhështore ceremoninë dhe komplet dasmën e modeles Alba Hoti, e cila është martuar me Milot Nuren, organizatorin i disa nga emisioneve në RTV 21, e kanë bërë edhe katër vellot e saja që i ka njëra pas tjetrës.
Më konkretisht, për këto katër vello është përkujdesur disenjatorja jone Vjollca Llapashtica. Kjo e fundit, na jep detaje të shkurtra se si janë punuar këto vello e cila thotë: “Njërën ndër vellot e kam quajtur “vello përrallore”.
Në të kam punuar tre muaj punë dore dhe janë hy 300 metra material, ndërsa vello e dytë me 250 metra material me pupla, dhe dy vellot tjera të cilat i ka veshur Alba gjatë shkuarjes dhe kthimit në hotel dhe shtëpi”.
Vjollca tregon se për Alben, nga atelieja e saj janë punuar edhe disa fustane të rëndë nusërie, e të cilët sa për foto janë veshur nga modelja Diana Avdiu dhe Agnesa Vuthaj, shoqe dhe vetë Vjollca.