Violina që vlen 45 milion dollarë

Londër, 28 mars - Ky është çmimi me te cilën do te filloje ankandi i organizuar nga Sothebys and Ingles & Hayday ne qershor te këtij viti.
Behet fjale për violën Macdonald, emër te cilin e ka marre pikërisht nga njeri prej blerësve te pare te saj.
Nëse do te arrije te shitet për këtë çmim, apo për ndonjë çmim tjetër me te larte, atëherë me siguri kjo do te shënoje një rekord te ri ne këtë fushe, kur instrumenti qe e ruan deri tani këtë rekord është një tjetër stoli e mjeshtrit italian, violina Lady Blunt, e cila ne vitin 2011 është shitur për 15,9 milion dollarë.
Stradivari ka prodhuar gjate jetës se tij artistike plot 600 violina dhe 50 violonçela, prej te cilave ne bote kane mbetur aktualisht vetëm 10.
Blerësi i fundit i violës Macdonald ka qene Peter Schidlof ne vitin 1964. Zakonisht këto instrumente te famshme dhe shume te shtrenjte blihen prej miliardereve te pasionuar dhe me pas i jepen për ti përdorur mjeshtreve te mëdhenj te ekzekutimit për ti pasur gjate gjithë karrierës se tyre