Viktoria Bekam e zgjeron linjën e saj në Azi

Londër, 11 mars - Viktoria do ta shfaqë linjën e saj të veshjeve para disa kritikëve dhe blerësve, me shpresën se do ta zgjerojë linjën e saj edhe në tregun aziatik.
Ajo do ta lansojë linjën e saj të modës edhe në Kinë, në rrugën e saj për tu bërë botërisht e njohur në këtë aspekt.
Ajo do të fluturojë atje këtë muaj dhe beson se do ta ketë një sukses të madh.
Bekam pritet ti bëjë disa paraqitje, në mënyrë që tua shfaqë blerësve të gjitha stilet e reja në linjën e saj dhe, ky vendim i saj erdhi pasi që bashkëshorti i saj, Dejvid Bekam, u shpall ambasadori i parë global i futbollit në Kinë.
Kjo do të rezultonte me një pasuri të tërë për çiftin, të cilët do ta bënin debutimin e parë në Kinë.