18 Maj 2024

Victoria Beckham se çdo gjë e bën vetë

Londër, 28 janar - Victoria Beckham është një këngëtare dhe tashmë biznesmene e suksesshme, e cila ka “çare” në jetë duke mos i besuar të tjerëve.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë bashkëshortja e David Beckham në një intervistë për revistën ‘Elle’. Ajo është shprehur se çdo gjë e bën vetë dhe nuk i pëlqen të kalojë përgjegjësinë tek të tjerët.

“Në punë duhet të kesh besim tek njerëzit që punojnë me ty, por unë dua të kem gjithçka nën kontroll dhe e kam të vështirë ta bëj këtë. Dua të menaxhoj çdo gjë të vogël”, deklaron ish-pjesëtarja e Spica Girls’.

Gjithashtu zonja Beckham bëri të ditur se do të donte që etikën e saj të punës ta përcillte tek 4 fëmijët: “Unë nuk kam pse punoj, por kam të nevojshme. Kam një etikë pune të mirë dhe dua që edhe fëmijët e mi ta kenë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)