19 Maj 2024

Victoria Beckham në kërkim të një shtëpie në Londër

Londër, 28 nëntor - Vetëm 5 ditë pasi familja e famshme Beckham u transferua nga Los Angeles, pas tërheqjes së David Beckham nga futbolli në Amerikë, këngëtarja dhe stilistja Victoria Beckham është vënë në gjueti të shtëpive luksoze në Londër.

Duket se familja e madhe ka vendosur të blejë një shtëpi në kryeqytet, duke e parë këtë si një investim shumë të mirë, është shprehur një burim pranë çiftit.

“Kjo do të thotë se Victoria do të mund të jetë më pranë biznesit të saj të lulëzuar të modës, ndërsa shkollat ku do të studiojnë fëmijët e tyre janë më të mirat në botë”, shprehet një mik i çiftit.

Disa nga vendet që vizitoi zonja Beckham ishin një shtëpi e shek të 17 me 4 kate dhe me vlerë 18 mln dollarë dhe disa komplekse të tjera po kaq luksoze.

Por një opsion më i sigurt mbetet shtëpia të cilën vitin shkuar e kishin marrë me qira çifti i të famshmëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, që ka një vlerë prej 20 mln $ dhe është shumë moderne.

Duket se Victoria e ka pëlqyer menjëherë këtë vend dhe me shumë gjasa ajo do të jetë shtëpia e ardhshme e çiftit Beckham në Londër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)