04 Maj 2024

Victoria Beckham merr çmimin Oscar për modën

Londër, 30 nëntor - Karriera e Victoria Beckham si stiliste vazhdon në ngjitje. Bashkëshortja e futbollistit të famshëm David Beckham ka marrë atë që quhet çmimi Oscar për modën britanike dhe tashmë është në elitën e kësaj industrie.

“Posh Spice” ka lënë pas emra të famshëm si Tom Ford, Stella McCartney dhe Burberry. Ish-këngëtarja ka marrë çmimin e saj në një ceremoni të zhvilluar në hotelin Savoy, në Londër.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm top-modelja Kate Moss, aktori fitues i çmimit Oscar, Colin Firth dhe Samantha Cameron, bashkëshortja e kryeministrit britanik David Cameron.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)