Victoria Beckham heq dorë nga Spice Girls
Londër, 25 mars - Victoria Beckham ka hequr dorë përfundimisht nga grupi ‘Spice Girls’ duke u fokusuar tek biznesi i saj.
Në një prononcim për gazetën britanike, Sunday People, 38-vjeçarja pohon se nuk do të ngjitet më në skenë.
\"Nuk do të këndoj sërish. As nuk do të ngjitem më në skenë”, i ka thënë ajo gazetës britanike.
Ndërsa pjesëtaret e tjera të këtij grupi do të duhet të vendosin nëse do të gjejnë një zëvendësuese apo do të vazhdojnë karrieren me katër pjesëtare.