18 Maj 2024

Vetëvritet këngëtarja e muzikës country Mindy McCready

New York, 18 shkurt - Këngëtarja amerikane e muzikës “country”  Mindy McCready siç thonë autoritetet duket se ka kryer vetëvrasje.

Sipas policisë, McCready, e ka vrarë veten me një armë zjarri. Këngëtarja është njohur edhe më parë për problemet që ka patur me drogën dhe alkoolin.

Madje ajo ka ndërmarrë edhe herë të tjera aktin e vetëvrasjes por paq rezultat. Vetëvrasja vjen pak javë pas mbylljes së hetimeve lidhur me vdekjen e të dashurit të saj, me të cilin pati edhe një djalë.

Këngëtarja, Mindy McCready, ka regjistruar deri më tani pesë albume të suksesshme të muzikës country në SHBA.

Këngëtarja ka lënë pas 2 djem, njëri nga të cilët 10 muajsh, raporton CNN duke shtuar se i ati i fëmijës, producenti David Wilson, bëri siç duket gjithashtu vetëvrasje në muajin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)