Vera nga Pitt dhe Jolie doli në shitje

Paris, 8 mars - Çifti i aktorëve Brad Pitt dhe Angeline Jolie kanë vendosur që të shfaqen ndryshe përpara adhuruesëve të tyre.
Ata kanë prodhuar një verë nga vreshta e Chateau Miravalit në Jug të Francës, ku ata kanë një shtëpi në pronësi të tyre.
Vera e prodhuar emërtohet Miraval Rose 2012. Shishja është e veçantë, pasi i afrohet formës së një shisheje shampanje.
Çmimi i saj është 139 dollarë dhe ditën e djeshme janë shitur të 6 mijë shishet që u hodhën në treg që në orët e para të reklamimit të tyre.
Në pjesën e mbrapme të shishes janë stampuar mbiemrat Jolie Pitt.
Mjaftojnë këto 9 gërma, që vera Miraval Rose 2012 të shitete dhe të ngjallë kureshjten e të gjithë njerëzve që dinë të shijojnë verën dhe që janë njohës të saj, si dhe të atyre që ndoshta nuk pëlqejnë verën, po pëlqejnë Angelinë Jolinë e Brad Pitt-in për filmat e tyre.