24 Prill 2024

‘Vera Andrron Detin’ e fiton çmimin Grand Prix te Tokios

Antalia, 8 nëntor - ‘Vera Andrron Detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha është shpërblyer me Grand Prix / The Governor of Tokyo Award, çmimin kryesor të edicioni të 34t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, ku edhe shfaqi premierën aziatike javën qe shkoi.

“Janë disa arsye pse ky lajm më ka emocionuar shumë. E para, Kosova nuk ka qenë kurrë më parë në këtë festival prestigjoz. Pastaj, kryetarja e jurisë - Isabelle Huppert - ka qenë dhe mbetet aktorja ime më e preferuar e të gjitha kohërave."

"Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, kinematografia japoneze ka qenë gjithmonë pikë reference në rritjen time profesionale, andaj ky çmim më nderon tej mase.” U shpreh regjisorja e filmit Kaltrina Krasniqi.

Në film përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kusherinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre nëfshat.

Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se dota fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyejnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe univerzal i një gruaje e cilalufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë - Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)