29 Maj 2025

Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, premierë në Vatikan

Prishtinë, 22 gusht - Vepra e kompozitorit të njohur kosovar Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat Premierë që do të interpretohet me 3 shtator 2016 në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë.

“Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur  nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili poashtu do të dirigjon këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik.\"

\"Ndihem shumë i nderuar që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij koncerti, dhe që do jem në mesin e shumë artistëve dhe përsonalitetëve të njohura mbarë shqiptare”, tha Aliçkaj. 

 Vepra do të interpetohet nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës. Solist do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndersa teksti është shkruar nga Remzi Limani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)