19 Maj 2024

Vendet në krizë ekonomike tërhiqen nga Festivali i Eurovizion

Malmo, 27 nëntor - Vendet në krizë ekonomike kanë filluar të tërhiqen edhe nga Festivali i Këngës Eurovizion.

Portugalia dhe Polonia deklaruan se nuk do të marrin pjesë në Eurofestivalin 2013, që do të organizohet në qytetin Malmo të Suedisë.

Të dyja vendet në fjalë bënë të ditur se nga Eurovizioni 2013 janë tërhequr për arsye ekonomike.

Kjo do të jetë hera e tretë në 48 vitet e fundit që Portugalia s\'do të përfaqësohet në festivalin e këngës evropiane. Rezultatin më të mirë deri më sot Portugalia e ka arritur në vitin 1996 duke u renditur e gjashta.

Për arsye ekonomike nga Eurovizioni u tërhoq edhe Polonia, e cila bashkë me Ukrainën gjatë verës së këtij viti organizuan Kampionatin Evropian të Futbollit.

Polonia, e cila nuk ka marrë pjesë edhe në dy edicionet e fundit të Eurovizionit, rezultatin e saj më mirë e ka arritur në vitin 1994 duke u renditur në vendin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)