19 Maj 2024

Vazhdon suksesi i Taylor Swift

Los Angelos, 13 janar - Taylor Swift u nderua këtë javë me çmimin “People’s Choice” për artistin më të mirë të muzikës country, por suksesi për të shënoi gjerësisht edhe vitin 2012.

Sipas revistës Billboard, kënga e saj “I Knew You Were Trouble” ishte kënga më e shitur në formatin dixhital gjatë javës së fundit të vitit 2012. Në pesë vendet e para të këtij klasifikimi ishte edhe \"Gangnam Style\" e këngëtarit korean Psy.
 
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice” të këtij viti, e cila u zhvillua këtë javë në Los Anxhelos, Taylor Swift u nderua me çmimin për artistin më të mirë të muzikës country.

Ky ishte një fillim shumë i mbarë i vitit për artisten, por suksesi për të shënoi gjerësisht edhe vitin 2012. Të ndihmuara edhe nga një çmim i veçantë për Krishtindjet prej 1,99 dollarësh, shitjet e albumit \"Red\" të Taylor Swift kapën shifrën 241 mijë kopje brenda një jave, në faqen e internetit Amazon.

Deri tani, në Shtetet e Bashkuara, janë shitur 3,1 milionë kopje të këtij albumi. Taylor Swift ka planifikuar të nisë turin e saj më 13 mars. Sipas revistës Billboard, kënga e saj e re, “I Knew You Were Trouble” ishte kënga më e suksesshme në formatin dixhital gjatë javës së fundit të vitit 2012, me 582 mijë kopje të shitura.
 
Këngët e tjera të pesë vendeve të para të klasifikimit të këngëve më të shitura në formatin dixhital, gjatë javës së fundit të vitit 2012, ishin Locked Out of Heaven” e Bruno Mars, \"Beauty and a Beat\" e Justin Bieber, kënga \"Diamonds\" e Rihannës dhe \"Gangnam Style\" e këngëtarit korean Psy.

Këtë javë u përkujtua data e lindjes e Elvis Presley-it, 8 janar 1935. \"Mbreti i rock and roll-it\" publikoi këngën e tij të parë që arriti majën e klasifikimeve në vitin 1956. Më pas ai u bë artisti me shitjet më të mëdha të regjistrimeve muzikore në histori.

Arritjet e Elvis Presley-it përfshijnë edhe pjesëmarrje në më shumë se 30 filma si dhe Çmimin Grammy për Karrierën në vitin 1971. Pas vdekjes ai u nderua duke u bërë pjesë e Hollit të Famës së Rock and Roll-it, në vitin 1986. Elvis Presley vdiq në vitin 1977 në shtëpinë e tij në Memphis, të shtetit Tennessee. Ai ishte 42 vjeç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)