07 Maj 2024

Vanessa Paradis me të dashur të ri

New York, 5 shtator - Vanessa Paradis, e divorcuar kohët e fundit nga aktori Johnny Depp pas 14 vitesh së bashku, ka nisur një histori dashurie me biznesmenin francez Guy-David Gharbi.

Një burim pranë aktores tha për ‘The Sun’: “I kanë marrë gjërat shtruar. Guy-David ia ka bërë të qarta ndjenjat e tij Vanesës dhe i ka lënë të gjithë kohën e nevojshme për tu menduar.”

Po sipas këtij burimi, për momentin prioriteti kryesor i këngëtares dhe aktores franceze janë dy fëmijët që ka me Johnny Depp.

Në lidhje me reagimin e protagonistit të sagës “Piratët e Karaibeve” ndaj këtij lajmi, burimi deklaroi: “Johnny është një njeri i mirë dhe e vetmja gjë që ka rëndësi për të është lumturia e ish-bashkëshortes.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)