18 Maj 2024

Vajza e fotografuar me Di Caprio ishte Margot Robbie

New York, 12 shkurt - Vajza e cila është fotografuar në ballkonin e një hoteli bashkë me aktorin me famë botërore Leonardo Di Caprio nuk është Afërdita Dreshaj, por kolegia e tij Margot Robbie.

Mediat amerikane dhe britanike kanë njoftuar se në fotot, të cilat shkaktuan bujë të madhe te opinioni shqiptar, pasi pretendohej se janë të Di Caprios me bukuroshen shqiptare Afërdita Dreshaj, në fakt aktori amerikan është bashkë me aktoren Robbie.

Ata dy kanë qenë pjesë e filmit “The Wolf of Wall Street” dhe prej aty ka filluar dashuria mes tyre.

Por nga ana tjetër bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj s’ka mohuar ekzistencën e fotove por përkundrazi ka dhënë shpjegime. Ajo është shprehur se Leonardon e ka njohur në New York, përpara disa viteve.

“Kemi disa miq të përbashkët. Ai erdhi në Miami këto ditë, bashkë me shokët e tij, Mel Gibson dhe Bradley Cooper. Jemi shokë të mirë dhe kemi folur shumë për shqiptarët. Ai mendon se ne jemi shumë të ashpër dhe të fortë”.

Ajo ka thënë se ditën që janë realizuar fotot ata kanë qenë në një barbeque-party me më shumë se 60 vetë.

\"Nuk e kam ditur që paparacët amerikanë hipnin mbi helikopterë për të fotografuar personazhet. Leonardo ka të dashur një modele të ‘Victoria Secret’, bionde dhe shumë sexy, quhet Erin Hawthorn”, kështu shprehet Afërdita. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)