03 Maj 2024

UNV dhe UNDP përkrahin Vullnetarët e DokuFest-it

Prizren, 6 korrik - DOKUFEST, Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë. Këtë vit, festivali që tërheq artistë të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonal, do të zhvillohet nga 7 - 15 korrik në Prizren.

Çdo vit, njerëz nga Kosova dhe jashtë vendit aplikojnë për të punuar si vullnetarë gjatë festivalit, ndihmesë kjo që është bërë shtyllë mbajtëse e kësaj ngjarjeje vjetore. Këtë vit, janë përzgjedhur rreth 120 vullnetarë të cilët do të kenë një rol të caktuar gjatë festivalit, disa prej tyre me përvojë, të tjerët bashkangjiten për herë të parë.

Programi i Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara  (UNV) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të mbështesë vullnetarët e DOKUFEST-it duke ju siguruar mëditjet dhe duke i ofruar përkrahje teknike DOKUFEST-it në menaxhim të vullnetarëve.

Promovimi i vullnetarizmit në Kosovë mund të ketë efekte të shumëfishta pozitive, duke u mundësuar të rinjve të fitojnë përvoja të rëndësishme, të ngrisin bashkëpunimin ndëretnik mes të rinjve në gjithë Kosovën. Ligji mbi Pjesëmarrjen dhe Fuqizimin e Rinisë dhe Strategjia dhe Plani i Veprimit për Rini (KYSAP) e njeh punën vullnetare si përvojë pune që krijon mundësi për të rinjtë të ngrisin aftësitë për punësim.

UNV dhe UNDP kanë dhënë një kontribut thelbësor zhvillimit njerëzor me ndërtim të respektit, mirëkuptimit, besimit, solidaritetit dhe reciprocitetit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për angazhimin e qytetarëve dhe forcimin e skemave vullnetare lokale. UNV dhe UNDP promovojnë vullnetarizmin si gjithpërfshirës për të gjitha moshat, gjinitë, etnitë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)