UNDP hap ekspoziten me ushqime të përgatitura mbi korrupsionin

Prishtinë, 26 shkurt - Sot do të prezantohen ushqime të përgatitura nga receta që përdorën shënime dhe statistika mbi korrupsionin në vend.
Në ekspozitën Ushqimi dhe korrupsioni, do të prezantohet ekspozita me 5-6 lloje të ushqimeve të përgatitura gjatë punëtorisë dy ditore Data Cuisine, të organizuar nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së. Veçoria e këtyre ushqimeve është se të gjitha janë përgatitur nga receta që kanë përdorur shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend.
Gjatë dy ditëve, 15 pjesëmarrës do të analizojnë shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend, dhe si rezultat, këto shënime do ti transformojnë në receta sipas të cilave do të përgatitet ushqimi. Pra, në njëfarë mënyre, i bie që ju, jo vetëm që do ti shihni këto statistika, por edhe do ti shijoni ato, shprehet zyrtari i projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së, rreth këtij aktiviteti.
Qëllimi i Punëtorisë/Kuzhinës Anti-Korrupsion është që të tregojë se shënimet dhe statistikat janë më se të nevojshme në luftën kundër korrupsionit dhe se sa më shumë të dhëna duhet të hapen nga institucionet lokale dhe qëndrore. Shënimet nuk janë vetëm në letra, por kanë kuptim dhe shërbejnë për të informuar qytetarët.
Punëtoria udhëhiqet nga Dr. Susanne Jaschko, kuratore e artit bashkëkohor dhe Moritz Stefaner, artist vizuel dhe analist i të dhënave pjesë e Data Cuisine. Punëtori nga Data Cuisine janë organizuar edhe në Helsinki, Boston, Barcelona, Bazel, Berlin, Leeuwarden, dhe Gembloux.
Punëtoria/Kuzhina Anti-korrupsion është iniciativë e projekti anti-korrupsion të UNDP-së (SAEK) dhe organizohet në bashkëpunim me Data Cuisine Workshop të drejtuar nga Moritz Stefaner dhe Dr. Susanne Jaschko. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-se (SAEK) mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) dhe Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA).