28 Prill 2024

Turneu i Bon Jovit, më i suksesshmi i vitit 2010

SHBA, 13 dhjetor - 26 vjet pas publikimi të albumit debutues, Bon Jovi ka arritur të jetë në krye të listës së turneve më fitimprurëse për vitin 2010.

Sipas Billboard, veteranët e hitit “Livin On A Prayer” kanë fituar 146.5 milionë dollarë nga turneu i hiteve të mëdha në vitin 2010, duke përfshirë këtu edhe 12 netë në arenën O2 të Londrës.

“Në industrinë e muzikës kjo do të thotë shumë…të gjithë shikojnë këtë. Ata shikojnë top listat për gjithçka: albumet dhe turnetë… Unë nuk mendoj për këtë. Që të thyeni rekordet duhet t`i kënaqni ata që kanë nevojë për ju”, theksoi Bon Jovi.

Në krye të listës gjithashtu u renditën edhe AC/DC dhe Lady Gaga, kjo e fundit e cila është befasi, pasi është pritur se krijuesja e hitit “Poker Face” dhe turneu i saj Monster Ball të jenë të parët në këtë listë.

Kjo nuk është hera e parë që Bon Jovi është në krye të turneve më të suksesshëm, pasi që ata e bënë këtë edhe në vitin 2008. Bon Jovi bëhet grupi i parë pas Rolling Stones dhe Grateful Dead që arrin të jetë në krye të turneve më fitimprurëse dy herë brenda tri viteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)