Tuna nuk është shtatzënë

Shkup, 22 qershor - Reperi shqiptar, Cozman dhe e dashura e tij, këngëtarja Tuna, kanë hedhur poshtë spekulimet e disa mediave të shkruara shqiptare se ata do të bëhen prindër.
Por, në rrjetin social Twitter tejet i irrituar është treguar Cozman, bashk me Tunën, të cilët mohuan një raport të tillë.
Njerëz të mallkuar e të çmendur. Si mund të konfirmoni diçka që nuk është e vërtetë? Gazetat Shqiptare, ndaloni duke bërë thashetheme, u shpreh Cozman në Twitter.
Edhe Tuna reagoi ndaj një urimi ironik të antarit të Babastars, Onatit, i cili uroi në mënyrë ironike duke përshëndetur Tunën dhe Cozman në Twitter dhe duke shkruar në fund Gazetart pot lajkan, një shprehje e bazuar nga kënga e fundit ku Onat e përdor fjalën gjinja pot lajkan.
Tuna është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, duke thënë Pot lajkan kta.
Eshtë hera e parë që Tuna dhe Cozman bëhen pjesë e tabloideve shqiptare për faktin se mund të bëhen prindër, edhe pse ka më shumë se një vit që ata janë në lidhje dashurie.
Tuna dhe Cozman njihen për hitin e tyre të madh Fenix, që konsiderohet prej hiteve më të mëdha në vitet e fundit, e që ka rreth 20 milionë klikime në YouTube.