22 Prill 2025

Tuna mbështet shqiptarët në Shkup, del në protesta

Shkup, 9 korrik - Superylli i muzikës moderne shqiptare, Tuna, ashtu siç kishte premtuar, kishte dalë për të protestuar në Prishtinë për bashkqytetarët shqiptarë dhe të drejtat e tyre në Shkup.

Tuna e cila ditë më parë ngriti zërin për shqitparët në Shkup, duke i mbështetur ata në luftën për të drejtat e tyre elementare, po ashtu edhe paralajmëroi pjesëmarrje në protestë dhe kështu ajo edhe e mbajti premtimin.

Tuna është shfaqur në këtë protestë në mesin e qindra protestuesve, pa dallim, duke kërkuar që çështja e shqiptarëve të jetë një kauzë mbarëkombëtare.

Këtë ajo e tregoi edhe në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram.

“Dje shkupi, sot Prishtina, nesër Tirana. Jemi një, kuq e zi. Bashkë me bashkqytetarët e mi në Prishtinë”, ka shkruar Tuna në Instagram.

Tuna së fundmi po ashtu ishte pjesë e një ankandi me reperin Cozman, bashkë me të cilin mblodhën 8 mijë euro për fëmijët e sëmurë nga kanceri.

Ajo së shpejti do të publikojë edhe projektin e madh veror në bashkëpunim me Getin, videoklip i xhiruar në Turqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)