Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten në Shqipëri dhe Maqedoni
Prishtinë, 19 dhjetor - Dy projektet filmike fituese të konkursit të sivjetshëm të QKK-së për film të gjatë artistic, “I love you more” me skenar dhe regji nga Erblin Nushi, dhe “Lëkura e krokodilit” me skenar dhe regji nga Ilirjan Himaj, janë mbështetur edhe nga Qendra Kinemtografike Kombëtare e Shqipërisë në kuadër të kategorisë së bashkëprodhimit minor.
Ndërsa projekti për filmin e gjatë artistik kosovar “Era” me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi është mbështetur nga Agjensioni i Filmi i Maqedonisë Veriore poashtu në kuadër të kategorisë së bashkëprodhimit minor.